Thursday, June 12, 2014

Shtjefën Gjeçovi (Biografia )

Shtjefën Konstantin Gjeçovi lindi në Janjevë më 12 korrik 1874. Mësimet fillore i kreu në vendëlindje, kurse më 15 gusht të vitit 1888 hyri në urdhërin franqeskan në kuvendin e Fojnicës (Bosnje). Mësimet liceale e filozofike i vijoi në kuvendet franqeskane të Dërvendës dhe Banja Llukës, nersa ato teologjike në Kreshevë. Shërbeu si famullitar në Pejë, Rubrikg, Laç të Kurbinit, Gomsiqe, Durrës, Vlorë, Shkodër, Zym, etj. Ishte edhe mësues i gjuhes shqipe në Borgo Rizzo të Zarës.
 Shtjefën Gjeçovi, veç famullitar dhe mësues, ishte edhe studius i palodhëshëm i çështjeve të ndryshme shkencore. Mblidhte dhe studiante materiale etnografie, hitorike, gjuhësore e arkeologjike. Botoi, me emër të plotë ose me pseudonimt Lkeni i Hasit e Komnen edhe Kanina, shumë shkrime nëpër të përkohshmet e ndryshme si të  “Albania”,  “Hylli i Dritës”,  “Populli”,  “Brezi i ri”, etj. Megjithatë, veprimtaria e Gjeçovi nukë kufizohet vetëm në artikujt e gazetave, por ky ishte edhe një përkthyes i sukseshëm dhe një autor i veprave originale. Më 1904 botoi veprën “Jeta e shë Luçis, pajtores s’arkidieçezit të Durrësit”, me 1905 shkroi tragjikomedinë “Markhulli Kryqytas”. Veprën “Agimi i Gjytetniis” e botoi në Shkodër më 1910. në vitin 1912 shqipëroi dhe botoi dramën “Atil Riguli” të poetit italian Pjetro Metastasio. Më 1912 përktheu “Shna Ndou i Padues” të A. M. Dal-Gal, pastaj “Vajza e Orleansit ose Joana d’Art” të Bergamos, e poashtu, shkroi edhe dramën “Mojsi Golemi”.
Shtjefën Gjeçovi dha Kontributin e tij edhe më lëmin e arkeologjisë. Ky arriti të mblidhte e radhiste materiale arkeologjike, duke kriuar kështu një koleksion të pasur arkeologjik në muzeumin franqeskan të Shkodrës. Në lëmin e arkeologjis dallohet studimi i tij me titull “Trshigime thrako-iliriane” që botohej në revisten ”populli”, e më von edhe në “Hylli i Dritës”. Por , vepra  më e rëndësishme e Shtjefën Gjeçovit është përmbledhja e rregullave të së drejtës zakonore dhe dokeve të popullit me titull “Kanuni i Lekë Dugagjinit”, disa kapituj të të cilit filluan të botoheshin me 1913 dhe vazhduan më vonë në “Hylli i Dritës”, por që dolën si libë në vete më 1933, pra pas vdekjes së Gjeçovit. Përmbledhjen e tij, ecila ishte në dorëshkrim, e rënditën, plotësuan dhe e botuan etërit franqeskan si vepër postume. Kjo, është përmbledhja e së drejtës zakonore shqiptare, me rëndësi të madhe për studime në disiplina të ndryshme shkencore. Në Shtjefën Gjeçovin u bë atentat në afësi të fshatit Zym më 14 tetor 1929 nga gjandarët jugosllavë.


No comments:

Post a Comment