Thursday, June 12, 2014

Shtjefën Gjeçovi (Biografia )

Shtjefën Konstantin Gjeçovi lindi në Janjevë më 12 korrik 1874. Mësimet fillore i kreu në vendëlindje, kurse më 15 gusht të vitit 1888 hyri në urdhërin franqeskan në kuvendin e Fojnicës (Bosnje). Mësimet liceale e filozofike i vijoi në kuvendet franqeskane të Dërvendës dhe Banja Llukës, nersa ato teologjike në Kreshevë. Shërbeu si famullitar në Pejë, Rubrikg, Laç të Kurbinit, Gomsiqe, Durrës, Vlorë, Shkodër, Zym, etj. Ishte edhe mësues i gjuhes shqipe në Borgo Rizzo të Zarës.
 Shtjefën Gjeçovi, veç famullitar dhe mësues, ishte edhe studius i palodhëshëm i çështjeve të ndryshme shkencore. Mblidhte dhe studiante materiale etnografie, hitorike, gjuhësore e arkeologjike. Botoi, me emër të plotë ose me pseudonimt Lkeni i Hasit e Komnen edhe Kanina, shumë shkrime nëpër të përkohshmet e ndryshme si të  “Albania”,  “Hylli i Dritës”,  “Populli”,  “Brezi i ri”, etj. Megjithatë, veprimtaria e Gjeçovi nukë kufizohet vetëm në artikujt e gazetave, por ky ishte edhe një përkthyes i sukseshëm dhe një autor i veprave originale. Më 1904 botoi veprën “Jeta e shë Luçis, pajtores s’arkidieçezit të Durrësit”, me 1905 shkroi tragjikomedinë “Markhulli Kryqytas”. Veprën “Agimi i Gjytetniis” e botoi në Shkodër më 1910. në vitin 1912 shqipëroi dhe botoi dramën “Atil Riguli” të poetit italian Pjetro Metastasio. Më 1912 përktheu “Shna Ndou i Padues” të A. M. Dal-Gal, pastaj “Vajza e Orleansit ose Joana d’Art” të Bergamos, e poashtu, shkroi edhe dramën “Mojsi Golemi”.
Shtjefën Gjeçovi dha Kontributin e tij edhe më lëmin e arkeologjisë. Ky arriti të mblidhte e radhiste materiale arkeologjike, duke kriuar kështu një koleksion të pasur arkeologjik në muzeumin franqeskan të Shkodrës. Në lëmin e arkeologjis dallohet studimi i tij me titull “Trshigime thrako-iliriane” që botohej në revisten ”populli”, e më von edhe në “Hylli i Dritës”. Por , vepra  më e rëndësishme e Shtjefën Gjeçovit është përmbledhja e rregullave të së drejtës zakonore dhe dokeve të popullit me titull “Kanuni i Lekë Dugagjinit”, disa kapituj të të cilit filluan të botoheshin me 1913 dhe vazhduan më vonë në “Hylli i Dritës”, por që dolën si libë në vete më 1933, pra pas vdekjes së Gjeçovit. Përmbledhjen e tij, ecila ishte në dorëshkrim, e rënditën, plotësuan dhe e botuan etërit franqeskan si vepër postume. Kjo, është përmbledhja e së drejtës zakonore shqiptare, me rëndësi të madhe për studime në disiplina të ndryshme shkencore. Në Shtjefën Gjeçovin u bë atentat në afësi të fshatit Zym më 14 tetor 1929 nga gjandarët jugosllavë.


Ç

Orientalizmat janë fjalë  të huazuara (marrura) nga gjuhët e lindjes se afërme dhe lindjes së mesme. Orientalizmat janë të huazuara (marrura) kryesisht nga gjuha turke, dhe ajo arabe. Orientalizmat më së shumti hasen tek veprat e shkrimtareve  bejtexhinjë, siq janë : Muhamed Kyqyku, Hasan zyko Kamberi, Nezim Berati ..

Wednesday, June 11, 2014

Legjenda e Ymer Agë Ulqinit (Ago Ymer Agës)

*****************************************************

YMER AGË Ulqini ishte djalë në lule të moshës. Të sotmen u martua të nesërmen i erdhi kartë nga mbreti: "Ti Ymer agë Ulqini të nisesh e të shkosh në luftë se po na sulmon armiku ... "Kjo kartë ishte e zezë, e hidhur se ndante trimin nga vasha. Po Ymer Aga ishte ushtar nuk e bëntë fjalën dysh. U ngrit, shaloi balashin, ngjeshi armët, shkoi u la shëndenë miqve, shokëve, nënës e atit, pastaj vajti e ia tha vashës: Moj vasha ime, mua më dërgon mbreti fjalë të shkoj në luftë e duhet të nisem. - Merrmë dhe mua me ty Ymer Agë -, i thotë vasha. - Jo vashë nuk të marr dot, se atje i thonë luftë e lufta është për burrat. Unë dua të më japësh besën se nuk do të martohesh e do më presësh derisa të kthehem. Më thuaj sa do të më presësh ti mua moj vasha ime ? - Do të të pres nëntë ditë - Nëntë ditë janë pak moj vashë, udha ime është e gjatë dhe lufta është e gjatë, se kjo luftë bëhet në dhe të largët. Në më do siç të dua të më presësh nëntë vjet e nëntë ditë. Si të shkojnë të nëntë vjetët e të nëntë ditët e unë të mos kthehem ti vashë martohu e trashëgohu se kështu qënka thënë, atëherë unë s'do të jem gjallë. Vasha psherëtiu - Mirë Ymer Agë do të të pres nëtë vjet e nëntë ditë. Kështu e lidhën fjalën ata të dy. Ai të shkojë në luftë, ajo të presë nëntë vjet e nëntë ditë. Ymer Aga i la shëndenë vashës, i hipi balashit e shkoi me zemër të ngrohtë në luftë. Kali ikte e linte prapa një re pluhuri që ngrihej në udhë. Kalorësi nxitonte të arrinte sa më shpejt në luftë. Trim ishte Ymer Agë Ulqini por armiku ishte i madh e i shumtë. Që në përpjekjen e parë të tij iu turrën mizëri kalorësish të veshur me hekur. E qarkuan dhe e qëlluan me shpatë, Ymer Aga luftoi si burrë, shtriu përdhe shumë burra, plagosi shumë të tjerë po në luftë e sipër i vranë balashin. Sa ia vranë balashin Ymer Aga luftoi në këmbë gjersa iu thye shpata. E zunë rob e hodhën në burg brenda në kështjellë. Qarkuan nga të katër anët me gurë mure të lartë dhe e mbajtën derë për nder se kishte qënë trim dhe trimi nderohet kudo. Aty në dhe të huaj në burg shkojnë ditët e bëhen javë, shkojnë javët e bëhen muaj, shkojnë muajt e bëhen vjetë. Një dy, tre, më shumë... Mirëpo Ymer Agë Ulqini e ka zemrën të ngrohtë sepse vasha i ka dhënë fjalën ta presë në shtëpi nëntë vjet e nëntë ditë. Ai ha bukë, pi verë, qesh, ju jep zemër shokëve i bie ciftelisë. Dëgjon bija e mbretit të huaj e çuditet. C'është ky njeri - thotë - që s'tutet se është burg brenda në burgun e kështjellës. - Eshtë Ymer Agë Ulqini - i thonë. - Të fortë e paska zemrën. - Të fortë e të ngrohtë se është shqiptar, me fjalën e tij e me këngën e tij i forcon e i ngroh edhe të tjerët, shokët. Po në të vërtetë Ymer Aga e ka zemrën të ngrohtë e syrin zjarr. Pret që mbreti i tij të dërgojë shpërlblesë, ose shkëmbesë që ta lirojë. "Domosdo" - thotë Ymer Aga - "mbreti do të dërgojë të më lirojë se unë kam luftuar kaq vjet për të. Ia kam dëgjuar gjithnjë fjalën, ku më ka dërguar kam vajtur, ku ka dashur kam luftuar..." Po Ymer Aga nuk di se mbretërit i harrojnë njerëzit që u kanë bërë shërbime. Edhe mbreti i tij e ka harruar fare. Atij si bëhet vonë se ka e s'ka Ymer Aga në këtë botë. Se Ymer Agën e pret vasha në shtëpi, se Ymer Aga kalbet në burg. Mbreti bën kokrrën e qejfit në sarajet mëdha buzë detit, ha e pi e ndërron gratë, dërgon të tjerë në luftë që të vriten e të bien rob. Hajde, hajde na shkojnë të nëntë vjetët. Afrohet dita e zezë. Pas nëntë ditësh do të martohet vasha e Ymer Agës, siç e kishin lidhur fjalën bashkë. Atëherë Ymer Agës i ftohet zemra, i shuhet syri, nuk ha më bukë, nuk pi më verë, nuk i bie ciftelisë . Cuditen gjithë shokët e pyesin çka e pse rri i mekur . Ai nuk përgjigjet , qëndron në heshtje kokëvarur i pikëlluar. E bija e mbretit që s'ia dëgjon më këngën pyet njerëzit: - C'ka Ymer Aga që s'po i ndihet zëri ? Ymer Aga i thonë - ka ditë që s'po ha e s'po pi, s'po vë gjumë në sy e s'po i bie ciftelisë. - Ma thërrisni këtu Ymer Agën! I vete Ymer Aga së bijës së mbretit. - C'ke ti Ymer agë ? - e pyet e bija e mbretit . Pse s'ha bukë e pse s'pi verë, pse si bie ciftelisë. Ymer Aga pëshon e ia kthen: - Nuk ha dot e nuk pi dot, moj bijë e mbretit, as ciftelisë nuk i bie dot. Kam parë një ëndërr të keqe. - C'ëndër ke parë Ymer Agë? - Kam parë shtëpinë të nxirë e të shembur, babanë të vdekur e të harruar, nënën gjallë por të verbuar. Edhe kam parë se vasha ime po martohet. Unë veç një natë kam ndenjur martuar me vashën time, të nesërmen më erdhi kartë të nisem për luftë. U nisa, luftova e rashë rob. Ne kemi bërë me besa besë që vasha të më presë nëntë vjet e nëntë ditë. Si të shkojnë nëntë vjetët e nëntë ditët ajo të martohet e trashëgohet. Të nëntë vjetët shkuan, tani po shkojnë dhe të nëntë ditet. Të falem moj bijë e mbretit, a nuk i thua babait të më lëshojë për ca ditë, të shkoj në shtëpi sa të flas me vashën e pastaj të khehem prapë në burg. - I them Ymer Agë por im atë, mbreti, kërkon nëntë qese aspra që të lëshojë. - E ku ti gjej unë këto nëntë qese moj bijë e mbretit. Unë kam nëntë vjet që jam rob i zënë ... - C'më lë ti peng mua o Ymer Agë që të të lë të shkosh ? - Të le besën time o bijë e mbretit . E bija e mbretit e di se Ymer Aga është shqiptar dhe se shqiptari vdes dhe nuk e shkel besën. i Thotë: - Ngrihu Ymer Agë, shalo kalë dorinë e për tri ditë arri në Ulqin. Shokët e Ymer Agës fillojnë e qajnë: - Mjerë ne Ymer Agë po shkon e na le vetëm! Ymer Aga kthehet e u thotë: - C'keni o shokë që po qani? Në qofsha gjallë do kthehem prapë. Këtu një orë e më parë do presim bashkë si ta kemi të thënë. Të mirëmbetshi. - Udhë e mbarë Ymer Agë, dalsh faqebardhë! Shalon ai shpejt kalë dorinë, i hip e merr vrapin drejt për në Ulqin. Kali ikën si shigjetë , lë pas një vrazhdë pluhuri që ngrihet lart. Mbetën prapa male e fusha, dalin përpara male të tjera, fusha të tjera. Vrapo dori që të arrijmë të bukurën përpara se të martohet. Ik e ik e ditë e natë me shkumë të kuqe në gojë ... Doriu është i këputur, Ymer Aga është i drobitur. Veshët i buçasin por të dy shkojnë e shkojnë ... Për tri ditë e tri net shkojnë në vend. E ja tek zbardh Ulqini i bukur shqiptar, buzë detit tonë ... - Ah, Ulqin, Ulqin tërë jetën të kam pasur në zemër. Nëntë vjet të kam parë natë përnatë në ëndërr. Nëntë vjet kam dashur që të puth dheun. Valët thyhen njëra pas tjetrës në breg. Era fryn e fortë. Përsipër fluturojnë pulëbardhat... Ja tek nxin shtëpia e Ymer Agës. Ai shikon si nëpër gjumë. Jam a s'jam këtu, i është tharë gjuha për një pikë ujë. Qëndron në një krua që të lahet e të pijë, aty gjen të ëmën plakë. Ai e njeh ajo se njeh. - Mirë se të gjej o e mira nënë! - Mirë se vjen o rob i zënë! - Ku më di ti se jam rob i zënë?! - Nga flokët e gjata që të varen supeve. Nga na vjen ti o rob i zënë? - Vij nga ajo e zeza Spanjë! - A mos e ke parë Ymer Agën tim? A mos ke dëgjuar ndonjë fjalë për të? E kam parë sot e tri javë moj e mira nënë. Ymer Aga u vra, vetë e lava, vetë e qava e të shtatëzën ia ndava. Plaka nis vajin e vajton, Ymer Aga e bën zemrën gur e nuk i rrëfen të vërtetën. i thotë: - C'jan ata njerëz që nxijnë tej moj e mira nënë? C'janë këta topa që po bien kodrave? - Janë krushqit e atij qenit Veli Pashës që kanë marrë nusen e po shpien në shtëpi. Topat që bien janë topat e dasmës. - C'nuse kanë marrë moj e mira nënë? - Nusen e tim biri , të Ymer Agës ... Ymer Aga i bie kalit e u del krushqve përpara. - Mirë se ju gjej o krushq dasmorë - Mirë se vjen , o rob i zënë. Nga na vjen ti , o rob i zënë? - Nga ajo e zeza Spanjë - A mos e ke parë Ymer Agën apo mos ke dëgjuar ndonjë fjalë për të? - Kam tri javë që e kam parë. Ymer Aga u vra. Vetë e lava e vetë e qava e të shtazan ia ndava. Krushqit gëzohen, qeshin; nusja qan nën duvak ... Ymer Aga hidhet e thotë: O krush o dasmorë! Ymer Aga më ka lënë një amanet: t'i them nja dy fjalë kësaj vashe. - Thuj tri e sa të dush, o rob i zënë Ymer Aga i afrohet koçisë dhe pyet nusen: - A e njeh Ymer Agën, moj vashë? - Si ta njoh e mjera unë e mjera nje natë të fjetur, nëntë vjet pa pjekur .. Ajo e zeza nënë me pat thënë se ka një shenjë në llërën e djathtë, që ia ka kafshuar kali Ymer Aga përvesh llërën e djathtë e i tregon shenjën. Nusja e njeh, gëzohet. I zbret koçisë, hedh mbi krye duvakun e nusërisë e u thotë krushqeve: - udhë e mbarë, o krush bujarë, se unë po marr burrin e parë! Ky është Ymer Aga im. Burrë e kisha e burrë e kam për jetë e mot! Ymer Aga e hedh në vithe të doriut edhe shkon drejt në shtëpi. Kthehet pastaj edhe sjell nënën. Të nesërmen i hip prapë doriut edhe merr udhën e Spanjës. "Ti, dori, të më zbardhesh faqen, se i kam dhënë fjalën bijës së mbretit! "Ulqini i bukur shqiptar mbetet persëri prapa. Kali vrapon ditë e natë... Po ç'na ndodh andej, në atë të zëzë Spanjë? Mbreti se dëgjon e se sheh Ymer Agën. Pyet e i thonë se Ymer Agën e ka lëshuar e bija që të kthehet në vendin e vet. Ai thërret sakaq të bijën e i shfyen: - ç'u bë Ymer Aga robi ? - E lëshova unë o im atë, që të takohet me vashën e tij se do t'ia merrte dikush tjetër. Më dha besën: për tri ditë vjen prapë. Sot mbarojnë të tri ditët e do të kthehet. mbreti zemërohet. - Jo të gënjeu nuk do të kthehet! Jep urdhër t'i presin kokën së bijës në krye të shkallëve. Prit o im atë, gjersa të ngryset, se Ymer Aga do të kthehet medeomos. Ai se shkel besën - Jo, kush shkon nuk vjen prapë. Është si zogu i kuvlisë: posa ia hape, iku... Do të kthehet se me ka dhënë besën. - Besa është një fjalë, dhe fjalën e merr era. Atë e shkelin dhe mretërit. - Mbretërit e shkelin, Ymer Agë shqiptari nuk e shkel, o im atë... Në atë çast dukej tej një kalorës që vjen vrapë, duke lënë mbrapa një fashë pluhuri. Sa të mbyllesh e të hapësh sytë, kalorësi hyn në portë të kështjellës. I zbret kalit të shkumëzuar dhe i falet së bijës së mbretit: - Rrofsh e qofsh, moj bij' e mbretit! e mbajta besën. Unë vajta e u ktheva. Rob isha, rob jam prapë. Mbreti e shikon i çuditur nga kryet e shkallëve e thotë - Ymer Ago shqiptar , ti paske qënë me të vertetë burrë i besës! Të lumtë! pastaj kthehet e u jep urdhër rojeve: Ymer Agën ta lironi të shkojë ku të dojë. Burrë qënka e burrë qoftë! Lëshoni dhe të nëntë shokët që ka.


AGO AGO YMER AGO
PSE S'HA BUKE PSE S'PIN UJE
AS BUKE S'ME HAHET AS UJE S'ME PIHET
KETI KARAGJYZENI NUK MI BIHET

NJE ENDER TE KEQE PASHE
U MARTUA GRUAJA QE LASHE
YMERI I HIPI KALIT
PER GRUAN U DOGJ PREJ MALLIT

NE MES TE RRUGES U TAKUA
ME GRUAN QE JU MARTUA
YMERI HOQI KOLLCAKUN
NUSE E TIJ HOQI DUVAKUN

BURRI IM YMER AGE
KA NISHAN NE KRAHE TE DJATHTE
UDHE E MARE O KUALAR
UNE E GJETA FATN E PARE

Kenga e Ago Ymerit ka te beje me legjenden e rinjohjes se burrit me gruan. Nga disa te dhena qe gjeme ne kete kenge mund te besojme se kemi te bejme me nje luftetar, i cili ka rene rob ne duar te spanjolleve ne luften e Lepantos (1571). Edhe legjenda e Ymer Agos eshte shume e perhapur. Ne disa varianet del se Ymer Agua ka qene nga Ulqini. Ne te shumten e varianteve tona e shoqja e njeh Ymer Agon nga nje nishan qe ka ne llere ku e pat kafshuar kali.

Aga Ymeri

Aga Ymeri na u martue
Sall nji nate na ndej me grue
I ra lota per me shkue
Per me i shkue mbretit ne’ushtri
Po thote vasha vi me ty
Nuk asht rruge me ardhe me mue
Por sa kohe me prêt ti grue?
Une te pres-o per nande dit
T’u thafte goja! Shka po flet?
Se s’asht rrug-o per nande dite
Por asht rruge-o per nande vjet
A m’ep besen sa po me prêt?
Eh nande vjet, tha, un te pritsha
E fat vedit mos i qitsha
At’here Aga u nis me shkue
Sa ka ra n’at luften e pare
Ja kan vram nji 'at te bardhe
Sa e kan xane ne burg po e shtijn
Mire po han edhe po pin
Mir-o tamers (tambura) po na i bjen
Kuer jane mbushun te nande vjetet
Nuk po han as nuk po pin
Tamers ma-o s'po na i bjen
Bija e krajlit po e pvete
C’ke ti Age qi s’han as s’pin?
C’’ke qe tamers ma s’po i bjen?
S’kam si ha as s’kam si pi
As tamers s’kam si i bi
Nji anderr te keqe kam pa per shpi
Si e ke pa ti Age at anderr?
Pash’ sarajet kalbe e rrzue
Kam pa nanen qe kish’ verbue
Kam pa vashen t’u nise me shkue;
A s’po i hine mbretit me me leshue?
Un po t’leshoj por do nande qese
Un nande qese ku me i marre
Tash nande vjet-o rob i xane
A asht besa se me vjen prape?
Po t’qes-o nji dorzane;
Po t’qes-o zotin, qe me ka dhane
Zgjidh e merr dorin ma te mirin
Per tri dit ta kapsh Ulqinin!
Per tri dite e per tri net
Mbrini Aga ne vend te vet
E kur shkoi ke kroni i ngri
Po gjene t’amen vneshtet tuj shbi:
Puna e mbare o moj nane 
T’mbar pac, more rob i xane!
Ku m’njef se jam rob i xane?
Po te njoh floket-o qi ke lane
Kahe po vjen or djali i ri?
Prej se zezes qasaje Spaje
Ka ndo’i fjale per Aga Ymerin?
Aga Ymerin e kan vra
E merr vaji nanen e shkon tuj kja
C’jan keta krushq qe po shkojen rrashit?
Krushqt e qenit Veli Pashe
Te kujen nuse kjene me marre?
Nuse zezen e Aga Ymerit
Aga Ymeri theke dorin
Me mezi e xu krush’in
Mire se u gjej or krushq darsmore!
Mire se vjen ti rob i xane!
Kah po vjen ti rob i xane?
Prej te zezes qasaje Spaje
Aga Ymerin a na ke pa?
Aga Ymerin e kane vra
Ka tri dit me ta s’jam pa
Krushqt u qeshen, u hallaka’n
Nji amanet qi m’a ka lane
Sall tri fjale kesaje vashe me i thane!
Per tri fjale e per sa te duesh
Burrin tand a mund e njofsh?
Ku t’a njof e ku t’a dij
Sall’i nate e kam pase ne shpi
Por m’ka pase thane e zeza nane
Se ka pase nji shej ne llane
Ku e ka pa’ngrane gjogu ne dhambe!
Shpervoi lla’n, kallxoi nisha’n
Zdrypi vasha prej kocis
Kcej e ra ne vithe te doris
Udha e mbare, ju krushq darsmore!
Veli Pashes m’i coni fjale
Veli Pashes fale me shndet
Erdh’i zoti me gja te vet!
Mos me i mbete sarajet shkret
Mos me mbete nana pa djale
Prej shpiet vasha mos me dale

**************************************************************

Çka është Anadiploza ?

Çka është Anadiploza ?
Fjala Anadiplozë rrjedh nga greqishtja anadiplóō që në gjuhën tonë shqipe dmth dyfishim.
Anadiploza është figurë e përsëritjes, ku përsëriten fjalët e fundit të një vargu, në fillim të vargut që pason.
Shembull :
Po kjo gjamë qi ban natura;
Kjo duhi qi s’ka pushim
E kësaj zemre a pasqyra 
A pasqyra e vajit tim.

 (Ndre Mjeda, I tretuni)

Saturday, June 7, 2014

Si rron Xhela me një rrotë

Simpatia - Xhevat Syla

Fyelli i bariut - Anton Zako - Çajupi

Bariu, shokë, bariu, 
kur gjëmon e fryn veriu, 
është përjashta fatziu, 
e rreh breshëri dhe shiu! 
Barinë, shokë, barinë, 
mos e harroni fatzine, 
se lë gruan e shtëpinë 
t'u kullosë bagëtinë. 
kullotni, moj bagëti, 
ti, ti, ti. . . 
Kullotni, biro, kullotni, 
kur të vdes te me kujtoni, 
Ndjesë pastë! — të më thoni. 

Shikoni barin' e gjore: 
në diell a në dëborë, 
bariu me shkop në dorë 
ruan deshtë me këmborë. 
Vështronje barinë mirë, 
me të ngrën' e me të pirë, 
t'u marrë dhëntë pa gdhirë, 
t'i kullosë me dëshirë, 
të rrijë bashkë me to, 
to, to, to. 
Hani, moj bagëti, hani, 
kur të vdes do të më qani, 
për mua zi do te mbani!

Thursday, June 5, 2014

Stefan Zweig Shqip

Stefan Zweig (i njohur më shumë si Stefan Cvajg), është një nga shkrimtarët më të njohur në botë i viteve 20-të dhe 30-të. Ai shkroi novela dhe tregime, si edhe shumë biografi të figurave të njohura të historisë së botës, ndër të cilat më e famshmja është biografia e Mary Stewart(Maria Stjuart), si edhe ajo e perandoreshës Mari Antuanete. Fillimisht veprat e tij u botuan në gjuhën angleze nën pseudonimin 'Stephen Branch'(Stefan Brenc - përkthim i emrit origjinal).

Cvajg, lindi në vitin 1881 në Vjenë. Ai ishte i biri i Moris Zweig, pasanik hebre i cili prodhonte tekstile si dhe i Ida Brettauer, e bija e një familje bankierësh italianë. Edhe pse rridhte nga familje hebraike, feja nuk luajti ndonjë rol në edukimin dhe formimin e Cvajg. 'Feja ime ishte thjesht një rastësi si rjedhojë e prejardhjes sime' - është shprehur ai gjatë një interviste. Cvajg studioi filozofi dhe histori letërsie si dhe ishte pjestar i lëvizjes avangarde “Viena e Re”. Edhe pse esetë e tij botoheshin në 'Neue Freie Presse', botuesi i së cilës ishte udhëheqësi zionist Teodor Herzl, ai nuk ishte i ndikuar nga nacionalizmi hebraik i Herzlit.Cvajg e braktisi Austrinë pas ardhjes në fuqi të Hitlerit. Gjatë kësaj periudhe ai u mbështet botërisht nga kompozitori Richard Shtraus, i cili refuzoi të hiqte emrin e Cvajgut nga parrullat për prezantimin e operas së tij 'Gruaja e heshtur' (Die schweigsame Frau_) në Dresden. Për këtë arsye Hitleri nuk e ndoqi hapjen e operistikës së muzikantit më të madh të kohës së tij si dhe pas tre shfaqjesh opera u ndalua.

Cvajg studjoi ne Austri, Francë dhe Gjermani. Në vitin 1904 ai mbaroi doktoratën për filozofi dhe arte të bukura nga Universiteti i Vienës. Përpara se të vendosej në Salzburg (1913) ai udhëtoi nëpër shumë vënde të botës. Në 1914 Cvajg u martua me Friderike Maria Burger von Winternitz (1882-1971), e cila i kish dërguar letra adhurimi që nga viti 1901. Friderike u bë shkrimtare gjithashtu dhe ata jetuan bashkë, me dy vajzat e saj nga martesa e parë, për më shumë se 20 vjet.

Vepra e parë e Cvajg ishte përmbledhja poetike 'Litarë të argjëntë' (Silberne Saiten) e cila u botua në vitin 1901 kur ai ishte vetëm 20 vjeç. Më pas u botua në Zvicër, drama e tij kundër luftës, titulluar 'Jeremiah', të cilën ai e shkroi në vitin 1917 kur ishte ushtar. Kjo dramë frymezohej nga Lufta e Parë Botërore dhe u luajt për herë të parë në Nju Jork në vitin 1939. Cvajg shkroi dhe drama të tjera si 'Tersites' në 1907, një tragjedi e shkruar në vargje të lira si dhe 'Jetë në det' (Das Hause Am Meer) në 1912, tek e cila pasqyrohej Lufta Civile në Amerikë. Cvajg jetoi për gati 20 vjet në Salzburg edhe pse si gjithmonë kohën më të madhe e kalonte nëpër udhetime. Gjatë Luftës së Parë ai punoi në arkivat e Ministrisë Austriake të Luftës, por u detyrua te largohej për në Zürich atëherë kur bindjet e tij paqësore ranë ndesh me bindjet e eprorëve të tij. Cvajg u bë i njohur fillimisht si poet dhe përkthyes (ai zotëronte 5 gjuhë të huaja, përveç hebraishtes, latinishtes dhe greqishtes së lashtë) dhe më pas si biograf, tregimtar dhe novelist. Ai njihet si intelektuali i parë që hodhi idenë e një Europe të Bashkuar, në vitin 1908. 

Cvajg u përqëndrua në mësimet e Sigmund Freud, ndikimi i të cilit ndihet në gjithë krijimtarinë e tij, sidomos në analizat e tij biografike për njerzit më të shquar të të gjithë kohërave (filozofë, burra shteti, mbretër e mbretëresha,shkrimtarë të shquar etj). Gjatë kohës në Salzburg, Cvajg filloi të besonte se persekutimi që Hitleri po u bënte hebrejve në atë kohë, lidhej direkt me vetë Cvajgun. Ai kurrë nuk u shërua nga ky fiksim, i cili rrjedhimisht u shndërrua në paranojë. Kur emigroi në Angli (jetoi në Bat dhe Londër), Cvajg kreu studime për librin e tij të ardhshëm 'Mary, Mbretëresha e Skocisë'. Në atë kohë ai u takua përsëri dhe me Freud, me të cilin ish njohur në vitet 20. Në vitin 1938 ai botoi librin 'Padurimi i zemrës'(Ungeduld des herzens), një histori e zezë dashurie që tregon edhe njohjen e Cvajgut me teorinë psikanalitike të ndjenjës së fajit, një liber ku dashuria fajtore kurorëzohet me një vetvrasje të dëshiruar e të kërkuar nga dy personazhet kryesore të librit. Ndërsa në vitin 1938 Cvajg fitoi nënshtetësinë Britanike dhe në vitin 1940, pas një turneu të suksesshëm mësimdhënjeje në pothuajse tërë Amerikën e Jugut, ai u vendos në Brazil. 

Cvajg u nda nga Friderike në 1938 dhe një vit më vonë u martua me Charlotte Altmann, e cila ishte sekretarja e tij që nga viti 1933. Charlotte ishte 27 vjeç më e re se Cvajg. Në vitin 1941 ata shkuan të dy në Brazil. Në librin 'Brazili- vëndi i së ardhmes' (1941), Cvajg përshkruan bukur historinë, ekonominë, kulturën e vëndit duke dhënë përshtypje tepër interesante të cilat përputheshin dhe me thënien e Amerigo Vespucit kur zbuloi Tokën e Re, e cila thosh se “... nëse Parajsa egziston në Tokë, ajo nuk duhet të jetë shumë larg prej këtu...” Rënja e Singaporit në vitin 1942 përforcoi patundshmërisht bindjen e Cvajgut se nazizmi së shpejti do të pushtonte tërë rruzullin. I zhgenjyer ,i izoluar dhe larg Europës Cvajg kreu vetvrasjen sëbashku me gruan e tij, prane Rio de Janeiro më 23 Shkurt, 1942. Me urdhër të diktatorit brazilian Getulio Vargas, shpenzimet e varrimit të Cvajg u paguan nga shteti. Një ditë para se të vriste veten, Cvajg dërgoi në shtyp librin 'Bota e së djeshmes', i cili u botua pak muaj pas vdekjes së tij. Ky libër kishte tone autobiografike dhe në një farë mënyre dënon kulturën europiane, të cilën në ato momente ai e quante të humbur. Në libër ai shkruan : "Shpresoj tja kem arritur qëllimit për gjetjen e një formule të vetme për kohën kur u rrita, domethënë para Luftës së Parë Botërore, duke e quajtur atë kohë 'Era e artë e sigurisë'."


Libra


  • Dashuria e Erika Wald (1904) (Die Liebe der Erika Wald)
  • Frika (1920) (Angst)
  • Sytë e tim vëllai, përgjithmonë (1922) (Die Augen des Ewigen Bruders)
  • Amok (1922), novela e tij më e njohur
  • Koleksioni i padukshëm(1926) (Die Unsichtbare Sammlung)
  • Refugjati (1927) (Der Flüchtling)
  • Ngatërresë ndjenjash (Verwirrung der Gefühle)
  • Histori të shkurtra (1929)
  • Buchmendel (1929)
  • Përmbledhje (përbëhet nga dy volume me histori të shkurtra) (1936)
  • Kujdes nga Pasiguria (1938) (Ungeduld des Herzens)
  • Letër nga një e panjohur (Brief einer Unbekannten)
  • 24 Orë nga jeta e një gruaje (Vierundzwanzig Stunden aus dem Leben einer Frau)
  • Sekrete që djegin (Brennedes Geheimnis) a short novella, year of original publishing unknown.
  • Histori Shahu (Schachnovelle) (1941)
  • Helmimi i metamorfozës (Rausch der Verwandlung)



Biografi

  • Joseph Fouché (1929)
  • Mental Healers (Franz Mesmer, Mary Baker Eddy, Sigmund Freud) (1932; German: Heilung durch den Geist, 1931)
  • Pushtuesi i detit: historia e Magellan (1938)
  • Nietzsche
  • Marie Antoinette (1932)
  • Erasmus (1934)
  • Romain Rolland: Njeriu dhe krijimet (1921)
  • Paul Verlaine
  • Balzac (1922) u publikua më vete si dhe në një libër me tre pjesë: Balzac, Dickens, Dostoeffsky.
  • Mary, Mbretëresha e Skocisë dhe ishujt (1935)
  • Sebastian Castellio
  • Amerigo - Historia e një gabimi 

Klithma - Anton Pashku


Terri u derdh, e një rrigë e praruar e rrezëve të hënës e lau kreshtën e malit, luginën dhe u ngrit poshtë, atje mbi syprinën e lëmuar të lumit që rimon buzët dredharake të fushës. Çdo gjë është lidhur e shtrënguar mirë e mirë nga penjtë e qetësisë, nga penjtë e kësaj heshtjeje, e cila është e rëndë, e palëvizshme. Edhe qyqja hesht. As bulku nuk dëgjohet. Çdo gjë është strukur në vetvete, është mbyllur e kygur në therrën e gjumit. 
E lart, atje lart nëpër hapësirën e kupës së qiellit, një yll noton duke lënë mbas vetes një hark të gjatë vezullues.
Një klithmë u dëgjua!
Korbi krokati.
E penjtë e qetësisë u prenë si me shpatë.
Lisat e gjatë, që duken si fantazma të trishtueshme, shushuruan. Edhe qyqja kukati tri herë. As bulku nuk mbeti pa lëshuar zë.
Kurse hëna ndali rigën e praruar të rrezeve të veta. Ajo u fsheh mbas një reje me skaje të grisura. Nuk desh të shihte krimin, nuk desh të përlyhej nga pikat e gjakut që i lëshonte prerja e korbit.
Një hije, si hije vdekjeje, kaploi vendin.