Wednesday, June 11, 2014

Çka është Anadiploza ?

Çka është Anadiploza ?
Fjala Anadiplozë rrjedh nga greqishtja anadiplóō që në gjuhën tonë shqipe dmth dyfishim.
Anadiploza është figurë e përsëritjes, ku përsëriten fjalët e fundit të një vargu, në fillim të vargut që pason.
Shembull :
Po kjo gjamë qi ban natura;
Kjo duhi qi s’ka pushim
E kësaj zemre a pasqyra 
A pasqyra e vajit tim.

 (Ndre Mjeda, I tretuni)